Ja pse Hill u ka uruar fat futbollistëve serbë

  • A.P /
  • 11 January 2023 - 20:28
Ja pse Hill u ka uruar fat futbollistëve serbë

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka mirëpritur futbollistët serbë që po udhëtojnë drejt Amerikës për një ndeshje miqësore me kombëtaren amerikane më 26 janar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Bëhuni të suksesshëm, por jo shumë, thuhet në një postim në llogarinë e Ambasadës Amerikane në Twitter me një foto të përbashkët.

Në stadiumin e kampionit aktual të MLS-së në Los Anxhelos do të luhet ndeshja mes kombëtareve të SHBA-së dhe Serbisë.


(Kosova Sot Online)