Ky është ministri i Kurtit që merr vetëm 50 për qind të pagës

  • A.P /
  • 11 January 2023 - 22:22
Ky është ministri i Kurtit që merr vetëm 50 për qind të pagës

Tash e sa muaj merr përgjysmë më pak para se çka i takojnë nga vetë institucioni që drejton, ministri i Financave, Hekuran Murati, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Krejt kjo ndodhi pas vendimit të tij për të hapur konkursin për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës.
Vendim ky, që sipas ligjit s’i takon ministrisë së Financave.

E edhe pas paralajmërimeve të Këshillit Të Pavarur për Mbikëqyrjen e Shërbyesve Civil që të anulohet ai konkurs, ministri Murati nuk e bëri një veprim të tillë.

Prandaj, që nga muaji tetor i vitit të kaluar, me vendim të KPMShCK-së, ministrit Murati iu zvogëlua paga për 50% si masë ndëshkuese.


Vendimi për zbritje 50% në pagë do të jetë në fuqi deri sa ministri Murati të zbatojë kërkesën e KPMShCK-ë për konkursin në fjalë.

(Kosova Sot Online)