Sot në rend dite në Bruksel liberalizimi i vizave për Kosovën

  • E.K /
  • 12 January 2023 - 08:10
Sot në rend dite në Bruksel liberalizimi i vizave për Kosovën

Sot do të jetë temë e diskutimit çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën – marrëveshja trepalëshe, ku do të votohet, në Komitetin e Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE), përcjell "Kosova Sot Online".

Kurse, për votimin ka njoftuar edhe eurodeputeti holandez, Thijs Reuten.

“Pas marrëveshjes shumë gjatë të pritur, që u arrit mes shteteve anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën, ne do ta mbajmë ritmin në Parlamentin Evropian. Votim në Komitetin këtë të enjten”, ka shkruar në Twitter.

“Votime: Propozimi i Parlamentit për rregullat për votimin e evropianëve dhe qëndrimin në zgjedhjet komunale në shtetet tjera të BE-së (rapor. Joachim Brudzinski). Liberalizimi i vizave me Kosovën – marrëveshja trepalëshe (rapor. Thijs Reuten)”, është thënë në faqen në Twitter të Komitetit.

(Kosova Sot Online)