Albin Kurti sot në vizitë zyrtare në Austri

  • E.K /
  • 12 January 2023 - 08:19
Albin Kurti sot në vizitë zyrtare në Austri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të jetë në Austri për një vizitë zyrtare, përcjell "Kosova Sot Online".

Kryeministri Kurti do të pritet nga kancelari austriak, Karl Nehammer, ku të dy do të mbajnë së bashku edhe një konferencë shtypi në Ballhaus Platz duke filluar në orën 13:30.

Albin Kurti, gjatë vizitës në Vjenë, do të mbajë edhe një fjalim i ftuar nga Instituti Austriak për Politikë Evropiane dhe të Sigurisë dhe Akademia Diplomatike e Vjenës. Ai do ta flas për “Kosovën, Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian’.

(Kosova Sot Online)