Kishin fshehur 11 kg heroinë në makinë, arrestohen dy shqiptarë në Kroaci

  • E.K /
  • 12 January 2023 - 10:22
Kishin fshehur 11 kg heroinë në makinë, arrestohen dy shqiptarë në Kroaci

Në Kroaci janë arrestuar dy shqiptarë pasi janë kapur me 11 kilogram heroinë, ku kap vlerën në treg rreth gjysmë milion euro, përcjell "Kosova Sot Online".

Shqiptarët  e kishin fshehur drogën në makinë por ishte qeni i policisë që e zbuloi.

Synimi i tyre ishte që heroinën ta transportonin nga Shqipëria për në tregun e Evropës Perëndimore.

(Kosova Sot Online)