Kryeministri Kurti do të pritet me ceremoni nga kancelari Nehammer në Austri

  • E.K /
  • 12 January 2023 - 11:04
Kryeministri Kurti do të pritet me ceremoni nga kancelari Nehammer në Austri

Kreministri i Kosovës, Albin Kurti, do të mirëpritet nga Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, për një takim bilateral, duke filluar nga ora 12:00, transmeton "Kosova Sot Online".

Gjatë qëndrimit njëditor në Vjenë, Kurti po ashtu do të marrë pjesë në diskutimin me temë “Ballkani Perëndimor: pjesë qendrore e paqes së qëndrueshme në Evropë”, të organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës, Instituti Austriak për Politika Evropiane dhe të Sigurisë dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri.

(Kosova Sot Online)