Gjakovë: Kishin mosmarrëveshje në komunkacion, i mituri sulmon me thikë një të mitur

  • E.K /
  • 12 January 2023 - 11:25
Gjakovë: Kishin mosmarrëveshje në komunkacion, i mituri sulmon me thikë një të mitur

Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi pas një mosmarrëveshje në komunikacion ka sulmuar me thikë një të mitur, përcjell "Kosova Sot Online".

Polica bënë të ditur se viktima ka marrur trajtim mjekësor.

“Rruga “Beqir Kastrati”, Gjakovë 11.01.2023 – 08:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në komunikacion ka sulmuar fizikisht me mjet të fort (thikë) viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)