Ngjarje e rëndë: Dashi vret një grua 64 vjeçare në Fier

  • E.K /
  • 12 January 2023 - 12:52
Ngjarje e rëndë: Dashi vret një grua 64 vjeçare në Fier

Një dash ka vrarë një grua dje në fshatin Lalar në Fier, përcjell "Kosova Sot Online".

Policia ka treguar se një grua 64-vjeçe me iniciale F.V., ka vdekur pasi është goditur nga një bagëti e imët  (dash).

Janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave se si ka ndodhur ngjarja.

“Në datë 11.01.2023, rreth orës 15:30, në fshatin Lalar, ka ndërruar jetë shtetasja F. V., 64 vjeçe, e cila është goditur nga një bagëti e imët (dash). Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë së Fierit.

(Kosova Sot Online)