Rohde: Asociacioni duhet të themelohet në linjë me Kushtetutën e Kosovës

  • E.K /
  • 12 January 2023 - 14:12
Rohde: Asociacioni duhet të themelohet në linjë me Kushtetutën e Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në linjë me Kushtetutën e Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

“Pajtohem tërësisht me Chollet që tani është koha për implementimin e të gjitha Marrëveshjeve të Brukselit, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në linjë me Kushtetutën e Kosovës. Ende nuk ka propozim nga ana e Kosovës për këtë”, ka deklaruar Rohde.

Po ashtu, Rohde i ka kërkuar nga ana e serbëve që të kthehen menjëherë dhe të integrohen në institucionet e Kosovës.

“Tërheqja e serbëve nga institucionet nuk është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit. Kthimi i menjëhershëm është i nevojshëm dhe duhet të lehtësohet nga të gjithë. Dua të nënvizoj se BE/SHBA janë plotësisht në një linjë në këtë aspekt!”, ka përfunduar Rohde.

(Kosova Sot Online)