Vrasja në tentativë në Obiliq, arrestohet i dyshuari i dytë

  • E.K /
  • 12 January 2023 - 14:27
Vrasja në tentativë në Obiliq, arrestohet i dyshuari i dytë

Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, është intervistuar një person i dyshuar për veprën vrasje në tentativë, që ka ndodhur para disa ditëve në Obiliq, ku pas një përleshje me thikë, ka mbetur i lënduar një person, transmeton "Kosova Sot Online".

“Kërkimet e vazhdueshme nga ana e policisë, kanë bërë që sot  personi i dyshuar mashkull i mitur,  të dorëzohet në polici”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Ndërkohë që personit të parë të arrestuar ( me 6 janar 2023), po për të njëjtën vepër i është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)