Aksident mes një kamioni e veture në rrugën Prishtinë-Podujevë

  • E.K /
  • 12 January 2023 - 15:16
Aksident mes një kamioni e veture në rrugën Prishtinë-Podujevë

Në rrugën Prishtinë-Podujevë një aksident trafiku ka ndodhur mes një kamioni dhe veture në fshatin Trudë, përcjell "Kosova Sot Online".

Në këtë aksident ka mbetur i lënduar një person, i cili ka marrur trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 14:30 ne rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti  transportues dhe një veture. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.

(Kosova Sot Online)