Ambasadori i Kosovës në Portugali pritet në Ambasadën e Libisë

  • A.P /
  • 12 January 2023 - 15:40
Ambasadori i Kosovës në Portugali pritet në Ambasadën e Libisë

Nga ambasadori libanez Saad A. A. Erhayem është pritur sot në Ambasadën e Libisë, ambasadori i Republikës së Kosovës më Portugali me të cilin kanë biseduar për miqësinë mes Kosovës dhe Libisë dhe për forcimin e raporteve ndër shtetërore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin për takimin e ka bërë publik vetë ambasadori i Kosovës atje Ylber Kryeziu.

“Një kënaqësi për t’u pritur nga Shkëlqesia e tij z. Saad A. A. Erhayem, Ambasador i Libisë në Portugali. E falënderova ambasadorin Erhayem për pritjen e tij miqësore dhe miqësinë e Libisë ndaj Kosovës. Kosova dhe Libia do të vazhdojnë të forcojnë lidhjen e tyre”, ka shkruar ambasadori Kryeziu.

Kjo ofensivë e Kosovës dhe takime me ambasadorë vjen pas një deklarate të Aleksander Vuçiq ku pretendonte se 9 shtete kanë tërhequr njohjen për Kosovën. Mes shteteve të përmendura ka qenë edhe Libia.


Edhe disa shtete të tjera kanë demantuar pretendimet serbe për tërheqje të njohjes.


(Kosova Sot Online)