Dalin shifrat, mbi 85 mijë të vetëpunësuar në shtet
Pothuajse 35 % e forcës së punës në Shqipëri, janë të vetëpunësuar. Të dhënat zyrtare tregojnë se përgjatë dy viteve të fundit, shifrat nuk kanë ndryshuar.
Të vetëpunësuarit mbizotërojnë kryesisht në njësi të vogla të sektorit të tregtisë, hotelerisë, fasonerisë, artit dhe bujqësisë. Ekspertët thonë se kjo kategori, përveç se përbën 80 % të numrit te bizneseve në vend, kanë mjaft rëndësi për skemën e kontributeve.
Sipas Eurostat, në krahasim me vendet e BE, Shqipëria ka një numër me të lartë të vetëpunësuarish sesa vendet e tjera të rajonit. Nga 35 % në Shqipëri, të vetëpunësuarit në Greqi përbëjnë 18 %, ndërsa në Serbi 16 %.
(Kosova Sot Online)
