LDK: Ja pse rritja e sulmeve ndaj gazetarëve në vitin e fundit është rritur

  • A.P /
  • 12 January 2023 - 19:36
LDK: Ja pse rritja e sulmeve ndaj gazetarëve në vitin e fundit është rritur

Pas raportit të organizatën Human Rights Watch për të drejtat e njeriut gjatë vitit 2022 në Kosovë,  ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një postim në Facebook, kjo parti ka thënë se rritja e sulmeve ndaj gazetarëve është rritur për shkak të incidenteve në Veri, por sipas tyre, një numër i madh i kërcënimeve dhe frikësimit të gazetarëve dhe mediave është bërë nga zyrtarë të pushtetit.

LDK thotë se këto sulme dhe linçime duhet të ndalen.

“Rritja e sulmeve ndaj gazetarëve në vitin e fundit është rritur edhe për shkak të incidenteve në veri të vendit. Mirëpo, një numër i madh i sulmeve, kërcënimeve dhe frikësimit të gazetarëve dhe mediave në Kosovë në vitin 2022 është bërë nga zyrtarë të pushtetit. Trendi në rritje i sulmeve vit pas viti dëshmohet nga të dhënat e përditshme të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, dhe rikonfirmohet nga raporti i publikuar nga Human Rights Watch për vitin 2022. Këto sulme dhe linçime duhet të ndalen!”, thuhet në postim.

(Kosova Sot Online)