Kurti: Paqja në rajon e pamundur derisa Serbia nuk kërkon falje

  • A.P /
  • 12 January 2023 - 19:47
Kurti: Paqja në rajon e pamundur derisa Serbia nuk kërkon falje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën për paqe në Ballkan i ftuar nga Instituti Austriak për Politikë Evropiane dhe të Sigurisë dhe Akademia Diplomatike e Vjenës, ka theksuar se paqja në rajon është e paqëndrueshme dhe e pamundur derisa Serbia nuk kërkon falje për vrasjen e mijëra civilëve shqiptarë, zhdukjen e mbi 1600 të tjerëve, e madje edhe po vazhdon më kërcënime ndaj fqinjëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në fillim të diskutimit të tij, kryeministri Kurti tha se Serbia po vazhdon ta mbështesë politikën e Rusisë, ndërsa përmendi edhe plagën e të pagjeturve që po vazhdon ta rëndoj vendin.  


“Ne pavarësisht këtyre jemi të gatshëm për bisedime dhe marrëveshje paqësore me Serbinë, por ajo nuk e dëshiron këtë. Në anën tjetër, derisa  Serbia nuk po e pranon fajësinë për mijëra të vrarë në Kosovë, ajo po shpërblehet nga BE me miliarda euro investime dhe me marrje e statusit të vendit kandidat”, deklaroi Kurti, sipas përkthimit zyrtar të televizionit publik të Kosovës.


(Kosova Sot Online)