Si i vodhi pastruesja 120 mijë euro

  • A.P /
  • 12 January 2023 - 21:23
Si i vodhi pastruesja 120 mijë euro

Ditën i djeshme, me vendim gjykate grupi hetimor ka ushtruar kontrolle në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi, ku “falë” vjedhjes nga pastruesja iu zbuluan 120 mijë euro.

Mësohet se ajo është marrë në pyetje ditën e sotme, ku i ka qëndruar deklaratës së saj se 410 mijë eurot e gjendura në tubin aspitratorit të pastrueses Rozeta Dobit, nuk janë të sajat.

Pronari i këtyre eurove janë ende pa zot,  pasi Rozeta Dobi ka zgjedhur të mos flasë në gjykatë, por vetëm në polici në deklaratën e parë ka pranuar se 120 mijë euro, përfshirë në këtë vlerë edhe bizhuteritë, i ka marrë në shtëpinë e Alda Klosit pasi e kishte inat. 

Hetuesit kanë dyshime se pastruesja Rozeta Dobi të ketë vjedhur edhe në shtëpi të tjera, por ende nuk dihet se kujt.

(Kosova Sot Online)