Kurti: I takon KFOR’it dhe NATO’së të vendos kur do të sillen ushtarë shtesë

  • A.P /
  • 12 January 2023 - 22:27
Kurti: I takon KFOR’it dhe NATO’së të vendos kur do të sillen ushtarë shtesë

Kemi shprehur interesim që të sillen ushtarë shtesë në Kosovë, ka theksuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai thotë se megjithatë i takon KFOR’it dhe NATO’së të vendos kur, sa dhe si do të sillen ushtarë shtesë në Kosovë.

“Ne kemi shprehur gatishmërinë, interesimin megjithatë i takon KFORit dhe NATO’së se kur dhe sa e si do të sillen ushtarë shtesë në Kosovë. Mos të harrojmë që Kosova po investon vetë në mbrojtje.

Kur kemi parë grupe militare, pro ruse si Ujqit e Natës dhe mercenarët e Vagnerit në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë me shenjat e tyre dhe me parullat që thoshin ‘Lutuni zotit dhe mbahuni te Rusia’, kur kësaj i shtohet fakti që Serbia ka kërkuar që të kthehen 1000 ushtarët në Kosovë, pikërisht është e rëndësishme të shtohet numri i ushtarëve të NATO’së. Natyrisht këto janë vendime që merren diku tjetër, ndërkaq natyrisht se Serbia mori përgjigje negative nga KFOR’i”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)