Në Prishtinë dyshohet se babai tentoi ta vriste djalin

  • E.K /
  • 13 January 2023 - 08:00
Në Prishtinë dyshohet se babai tentoi ta vriste djalin

Në fshatin Bardhosh të Prishtinës ka ndodhur një rast i rëndë, ku babai ka tentuar të vrasë të djalin duke e goditur me mjet të fortë, përcjell "Kosova Sot Online".

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 07:00 kemi marrë informatën se në fshatin Bardhosh të Prishtinës, një person i dyshuar ka goditur në kokë viktimën me një mjet të fortë dhe të njëjtit i ka shkaktuar lëndime trupore”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Kurse, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

(Kosova Sot Online)