A dështoi shteti ta çojë Pantiqin në paraburgim: Basha: Po përforcohemi

  • E.K /
  • 13 January 2023 - 08:22
A dështoi shteti ta çojë Pantiqin në paraburgim: Basha: Po përforcohemi

Ish polici serb, Dejan Pantiq, pasi iu caktua masa e paraburgimit, nuk është dërguar në qendër të paraburgimit, duke mbetur i ngujuar bashkë me zyrtarët policorë në Jarinjë.

Lidhur me këtë rast ka folur deputeti i VV-së, Dimal Basha, ku ka thënë se si shteti i Kosovës po përforcohet, por që ka shtuar se duhet  të blihet një helikopter, që në raste të tilla “të mos varet nga KFOR”.

“Ne si shtet, s’po them që jemi mirë, por po përforcohemi… Fokusi duhet të jetë që të kemi një helikopter, që në këso raste të mos varemi nga KFOR-i. E kish bart Policia e Kosovës”, tha ai.

(Kosova Sot Online)