Ngjarje e rëndë: Vdes një 62-vjeçar, u rrëzua nga shkallët në varreza

  • E.K /
  • 13 January 2023 - 08:34
Ngjarje e rëndë: Vdes një 62-vjeçar, u rrëzua nga shkallët në varreza

Një 62-vjeçar shqiptar, dje ka vdekur pas një aksidenti në punë në Itali, përcjell "Kosova Sot Online".

62-vjeçari, i cili punonte në një kompani që menaxhon shërbimet e varrezave, është rrëzuar nga një shkallë.

Shqiptari u rrëzua nga një lartësi prej rreth pesë metrash, derisa ishte duke kryer punë mirëmbajtjeje në një kamare.

(Kosova Sot Online)