E trishtë: Vdes në moshë të re mjeku nga Gjilani, në ditën kur edhe babai i tij vdiq disa vite më parë

  • E.K /
  • 13 January 2023 - 09:32
E trishtë: Vdes në moshë të re mjeku nga Gjilani, në ditën kur edhe babai i tij vdiq disa vite më parë

Stomatologu nga Gjilani, Rasim Sefiu, ka vdekur papritur dje në moshë të re, shkruan "Kosova Sot Online".

Sefiu ka vdekur në ditën e tre vjetorit të vdekjes së babait të tij, i cili po ashtu kishte qenë mjek.

Për vdekjen e tij kanë reaguar edhe Oda e Stomatologëve të Kosovës.

Ata kanë njoftuar se Sefiu ka ndërruar jetë në moshën 34 vjeçare.

Sefiu ishte specializant në lëminë e parodontologjisë dhe mjekësisë orale.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen  e papritur nga jeta në moshën 34 vjecare të kolegut tonë  Dr.Rasim Sefiu– specializant në lëminë e parodontologjisë dhe mjekësisë orale”, thuhet në reagim.

(Kosova Sot Online)