Marko Gjuriq: Serbia ka siguruar 19 nota për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës

  • E.K /
  • 13 January 2023 - 09:49
Marko Gjuriq: Serbia ka siguruar 19 nota për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës

Ambasadori i Serbisë në SHBA,  Marko Gjuriq, ka pretenduar se diplomacia serbe në vitet e fundit ka sjellë “19 tërheqje të njohjeve të pavarësisë së Kosovës”, transmeton "Kosova Sot Online".

“Ne kemi 19 nota për tërheqje dhe nëse ata vazhdojnë ta bëjnë këtë, ne do të vazhdojmë të bëjmë tonën”, ka thënë Gjuriq.

“Përshtypja ime është se SHBA e shohin këtë si një shpërqendrim, diçka që shpërqendron nga dialogu”, tregon Gjuriq edhe atë se “çfarë mendon administrata amerikane”.

(Kosova Sot Online)