Chollet erdhi në Kosovë e Serbi për të shtyrë përpara dialogun

  • E.K /
  • 13 January 2023 - 10:08
Chollet erdhi në Kosovë e Serbi për të shtyrë përpara dialogun

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka deklaruar mbështetjen e tij të fortë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe për të eksploruar mënyrat se si dialogu mund të përparojë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcjell "Kosova Sot Online".

Chollet ka shtuar se SHBA-ja do të inkurajoj liderët që të ndërmarrin hapat kritikë.

“Ne besojmë se dialogu me ndërmjetësimin e BE-së është mënyra më e mirë për të përmirësuar të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe mirëpresim të dyja palët që të vendosin interesat e qytetarëve në plan të parë kur marrin vendime dhe të përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve. E di se vendimet do të jenë të vështira, por ShBA-ja është këtu për të inkurajuar liderët që të ndërmarrin ato hapa kritikë, siç kemi qenë atje në të kaluarën. Kjo është një nga arsyet që ne donim të vinim përsëri këtu”, tha Chollet.

“Ne jemi duke punuar në partneritet të ngushtë me kolegët tanë në BE. Kolegu im Escobar ishte në Bruksel në fillim të javës për të diskutuar këtë. Unë do të jem në gjendje të zhvilloj diskutime se si të drejtojmë gjithçka në një drejtim pozitiv dhe ne do të punojmë mbi të në ditët në vijim”, u shpreh Chollet teksa u pyet se a mendon se BE-ja është mjaft e fortë për të ndërmjetësuar në dialog dhe cili është roli i ShBA-së në këtë proces.

(Kosova Sot Online)