Arrestohet llapjani, tentoi ta sulmoi me një mjet një person

  • E.K /
  • 13 January 2023 - 10:27
Arrestohet llapjani, tentoi ta sulmoi me një mjet një person

Në Podujevë një person është arrestuar, pasi ka tentuar ta sulmoj me një mjet një person tjetër, shkruan "Kosova Sot Online".

Në raportin policor thuhet se personi i dyshuar është me probleme mendore.

Personi i arrestuar është dërguar në QKUK në repartin e Psikiatrisë për tretman mjekësor.

"Podujevë 12.01.2023-16:30.  Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar që dyshohet se është me probleme mendore, ka tentuar ta sulmoj me një mjet. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar  në QKUK  repartin e Psikiatrisë  për tretman mjekësor", thuhet në raportin policor.

(Kosova Sot Online)