Presidenti serb: Më 20 janar na pret një takim i madh me Lajçakun

  • E.K /
  • 13 January 2023 - 12:46
Presidenti serb: Më 20 janar na pret një takim i madh me Lajçakun

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq, ka treguar për kundërpërgjigjen që ia kishin kthyer BE-së, Gjermanisë dhe Francës për planin franko-gjerman.

Vuciq  ka theksuar se në atë përgjigje përmes një non-paper kanë treguar vijat e kuqe të Serbisë sa i përket marrëveshjes me Kosovën, përcjell "Kosova Sot Online".

Ai ka përmendur edhe një takim që sipas tij do të ndodh me datën 20 janar me emisarin sllovak Miroslav Lajcak, të cilin e ka quajtur takim të madh.

(Kosova Sot Online)