Orban: BE duhet t'i japë fund sanksioneve ndaj Rusisë

  • A.P /
  • 13 January 2023 - 14:18
Orban: BE duhet t'i japë fund sanksioneve ndaj Rusisë

Kryeministri i Hungarisë tha të premten se sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë janë një gabim dhe duhet t'i jepet fund, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke folur për radion shtetërore hungareze, Viktor Orban tha se nëse sanksionet ndaj Rusisë hiqen, çmimet e energjisë dhe inflacioni do të bien në gjysmë.

Sipas Orban, një vendim politik duhet të merret nga blloku i BE-së.

"Është e sigurt se Amerika e fitoi luftën dhe Evropa humbi. Ka një debat nëse Rusia fitoi apo humbi. Nëse flasim për para, nuk mund të themi se Rusia humbi shumë," argumentoi ai.

Orban tha se Hungarisë i mungon fuqia për t'i dhënë fund sanksioneve më vete, por shtetet e mëdha si Gjermania apo Franca munden.

Hungaria i ka bërë vazhdimisht thirrje Brukselit që të vlerësojë ndikimin e sanksioneve të bllokut mbi shtetet anëtare individuale në mes të krizës së vazhdueshme energjetike.

(Kosova Sot Online)