Abazoviqi : E rrita pagën mesatare në 720 euro, dhe prapë u shkarkova, është ulur edhe papunësia

  • E.K /
  • 13 January 2023 - 14:37
Abazoviqi : E rrita pagën mesatare në 720 euro, dhe prapë u shkarkova, është ulur edhe papunësia

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka folur për arsyen e shkarkimit të tij, përcjell "Kosova Sot Online".

Abazoviq ka shtuar se Mali i Zi ka pasur rrogë mesatare 550 euro, kurse tani ka shkuar në 750 euro.

Ai tha edhe pse e ka rritur pagën mesatare, parlamenti malazez e shkarkoi atë.

Përveq kësaj, Abazoviq ka theksuar se në Mal të Zi është ulur papunësia.

“Ne kemi ofruar modelin që mund të jetë produktiv për Malin e Zi, dhe jam shumë krenar për të arriturat në 8 muajt e fundit në Mal të Zi. Papunësia në Mal të Zi është në nivelin më të ulët historik. Ju them këtu se rroga mesatare në Malin e Zi nga 550 euro ka shkuar në 720 euro”, tha ai.

(Kosova Sot Online)