Të shtënat me armë, identifikohet i plagosuri dhe autori

  • A.P /
  • 13 January 2023 - 16:27
Të shtënat me armë, identifikohet i plagosuri dhe autori

Dashamir Muça, ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Fier. Në kërkim është shpallur autori i të shtënave Altin Nika.

Ngjarja ndodhi në rrethrrotullimin pranë një qendre tregtare në lagjen “11 janari”.

“Plagosi me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim kapjen e tij. Rreth orës 13:15, në lagjen “11 janari”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 52 vjeç, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. M., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A. N. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje“, njofton policia.


(Kosova Sot Online)