Serwer: Vuçiq nuk ndan përkushtimin ndaj parimeve demokratike

  • A.P /
  • 13 January 2023 - 20:30
Serwer: Vuçiq nuk ndan përkushtimin ndaj parimeve demokratike

Takimin e djeshëm të Këshilltarit të Lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e  ka komentuar profesori i njohur amerikan, Daniel Serwer, njohës i mirë i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai thotë se në këtë takim pati mospajtime dhe këtë sipas tij e dëshmon edhe shprehja e përdorur nga Chollet në publikimin e tij në ‘Twitter’ – “good conversation’.
Sipas Serwer “bisedë e mirë’ është një shprehje diplomatike për të shprehur mosmarrëveshjen.

“Ky nuk është një përqafim i ngrohtë. Derek po shpreh dëshirat e SHBA-së për marrëdhënie. Ndoshta ka filluar ta kuptojë se Vuçiq nuk ndan përkushtimin ndaj parimeve demokratike. Një ‘bisedë e mirë’ është (shprehje) diplomatike për mosmarrëveshje”, ka shkruar Serwer në ‘Twitter’. 


(Kosova Sot Online)