Vogel: Administrata Biden po i rehabiliton njerëzit e afërt të Millosheviqit

  • A.P /
  • 13 January 2023 - 17:53
Vogel: Administrata Biden po i rehabiliton njerëzit e afërt të  Millosheviqit

Takimin e zyrtarit të lartë të DASH-it, Derek Chollet me kreun e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, e ka komentuar një nga themeluesit e Democratiazation Policy Council (DPC), Toby Vogel, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Vogel, Administrata e Joe Biden po i rehabiliton njerëzit e afërt të Sllobodan Millosheviqit. Sipas tij këtë po e bëjnë hapur dhe as që po bëjnë përpjekje për ta fshehur.

“Rehabilitimi i miqve të Millosheviqit nga Administrata Biden po bëhet në nivelin më të lartë, ata as s’po bëjnë përpjekje që ta fshehin një gjë të tillë”, ka shkruar Vogel.


(Kosova Sot Online)