U sulmua nga shtatë qen, vdes 20-vjeçarja

  • A.P /
  • 13 January 2023 - 21:03
U sulmua nga shtatë qen, vdes 20-vjeçarja

Një 20-vjeçare ka vdekur në Britani dhe një tjetër ka mbetur e lënduar pasi u sulmuan nga shtatë qen.

Ngjarja ka ndodhur në Caterham, Surrey po ashtu bëhet e ditur se oficerët kanë arritur që t’i sekuestrojnë qentë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

20-vjeçarja, siç raportohet, ndërroi jetë në vendin e ngjarjes ndërsa e lënduara tjetër është jashtë rrezikut për jetë.

Një grua, rreth të 20-ave, u shpall e vdekur në vendngjarje, ndërsa një grua e dytë pësoi kafshime nga qeni dhe u dërgua në spital me lëndime jashtë rrezikut për jetën.

(Kosova Sot Online)