Ja me sa vite u dënuan të aku*zuarit për vra*sjen në 'Bon Vivant'

  • A.P /
  • 13 January 2023 - 19:00
Ja me sa vite u dënuan të aku*zuarit për vra*sjen në 'Bon Vivant'

Dy të akuzuarit për vrasjen në “Bon Vivant”, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar sot me 25 vjet burgim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I akuzuari kryesor për vrasjen në lokalin “Bon Vivant”, Masar Gërdovci është dënuar me 18 vjet burgim për vrasje të rëndë në bashkëkryerje dhe me  njëmijë e 500  euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

Për veprën penale të vrasjes së rëndë në bashkëkryerje, të akuzuarit Sherif Krasniqi, gjykata i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej shtatë vjetësh, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Mirëpo vëllai i viktimës, Rrahim Uka, është shprehur i pakënaqur me këtë aktgjykim të Gjykatës Themelore në Prishtinë.


Ai ka treguar se do të paraqesë ankesë për ankimuar aktgjykimin e shpallur sot.

(Kosova Sot Online)