Berishaj tregon a e ka humbur rastin kundër gazetarit slloven

  • A.P /
  • 13 January 2023 - 19:30
Berishaj tregon a e ka humbur rastin kundër gazetarit slloven

Pas publikimit të lajmit se gazetari i TV Planet në Slloveni, Vitomir Petrovic nuk është dënuar, pasi Berishaj e paditi për shpifje, ka reaguar ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj i cili po akuzohet për shpëlarje parash, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas raportimit, rasti ka “përfunduar pa efekt juridik”.

Berishaj përmes një shkrimi në Facebook ka akuzuar për shpifje, duke thënë se Gjykata e Qarkut në Lubjanë ende nuk e ka pranuar padinë për shqyrtim për shkak se procedura e ankimimit ende nuk ka përfunduar.

“Shpifja nuk kalon! Për çështjen penale në fjalë është ngritur padia ime private kundër gazetarit slloven i cili me dt 21.04.2022 shpifi kundër meje, por Gjykata e Qarkut në Lubjanë ende nuk e ka pranuar padinë për shqyrtim për shkak se procedura e ankimimit ende nuk ka përfunduar”, ka shkruar Berishaj.


(Kosova Sot Online)