Skandaloze: Në Prishtinë nëna e nxënëses rrah mësuesen

  • A.P /
  • 13 January 2023 - 20:00
Skandaloze: Në Prishtinë nëna e nxënëses rrah mësuesen

Raportohet se në Prishtinë nëna e nxënëses ka rrahur mësuesen në prani të fëmijëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mësuesja me inicialet M.B. që u përfshi në përleshjen fizike, të premten s’ishte në punë.

Nxënësit e klasës së dytë u shqetësuan mjaftë me ato pamje që i panë për së afërmi.

Edhe prindërit e tjerë shprehen se gjeste të tilla në objektet edukativo-arsimore, duhet të mënjanohen tërësisht.

Nga Drejtoria për Arsim në Komunën e Prishtinës thanë se prindi në fjalë ka probleme shëndetësore dhe rasti është duke u trajtuar së bashku me Policinë, Prokurorinë dhe Qendrën për Punë Sociale.

(Kosova Sot Online)