Gripi më agresiv se Covid-19, mbi 14 mijë të prekur

  • A.P /
  • 13 January 2023 - 20:51
Gripi më agresiv se Covid-19, mbi 14 mijë të prekur

Gripi që ka qarkulluar javët e fundit në Shqipëri duket se është edhe më agresiv se COVID. Mbi 14 mijë  persona janë prekur nga gripi dhe infeksionet e tjera respiratore vetëm javën e fundit. Instituti i Shëndetit Publik raporton për të rritje të sëmundshmërisë në popullatë nga bashkëqarkullimi i virozave, gripit dhe nënvarianteve të Covid-19 njëkohësisht.

Drejtoresha e këtij institucioni Eugena Tomini thotë se piku i infektimeve nga gripi dhe nëntipet e tij ende nuk është arritur. “Gripi është me disa nënvrianteve, “AH1”, i ashtuquajturi pandemik, “AH3” dhe nëntipi B”, thotë Tomini për A2 CNN. “Kjo e rëndon situatën e infeksioneve respiratore. Por nuk mund të bëhet dallimi nga vetë pacientët nëse janë me grip apo me Covid”.

 

Ashtu si në Europë edhe ne Shqipëri, gripi po dominon këtë periudhë edhe ndaj nënvarianteve të koronavirusit. 5% e mostrave të kryera rezultojnë pozitiv me koronavirus, ndërsa mbi 40% janë më grip, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".Epidemiologia Tomimi thotë këtë periudhë gripi ka prekur të gjitha moshat dhe qarkullon në të gjithë vendin.

Sipas ekspertëve, edhe gripi, ashtu si Covid-19, mund të shkaktojë forma të rënda dhe humbje jete, ndaj bëjnë thirrje për kujdes. “Ndërgjegjësimi është për të mos neglizhuar asnjë shenjë klinike”, thotë Tomini.

(Kosova Sot Online)