Manaj: Qeveria do ta kap skajshmërisht administratën publike

  • A.P /
  • 13 January 2023 - 21:21
Manaj: Qeveria do ta kap skajshmërisht administratën publike

Mënyra se si qeveria ju ka qasur administratës publike do ta shkatërroj dhe do ta kap skajshmërisht atë, ka theksuar Shkëmb Manaj – Kordinator i Departamentit për Rend dhe Ligj në LDK, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Qeveria aktuale sipas z.Manaj që prej fillimit të mandatit të saj ka një qasje që ligjet me i nxjerr në kundërshtim me Kushtetutën.

“Në mënyren se si këta po sillen po e cenojnë rendin jurdik dhe kushtetues në vend. Kjo çfarë është duke bërë kjo qeveria është vetëm sa për t’i kënaqur militantët e saj dhe tendencë e hapur për ta kapur administratën publike. Zyra ligjore e kryeministrit por edhe e Kuvendit i kanë dhënë vërejtjet e tyre se Ligji për Zyrtarët Publik është në kundërshtim me kushtetutën por qeveria prap se prap ka proceduar tutje këtë ligj. Gjykata Kushtetuese të cilës ju ka drejtuar LDK-ja duhet të veproj në mbrojtje të rendit tonë kushtetues”, ka shtuar mes tjesh Shkëmb Manaj.

Me Ligjin për Zyrtar Publik sipas Manajt qeveria synon që gjithë zyrtarët e nivelit të ultë dhe të mesëm të jenë me mandate dhe t’u shpallet konkursi për t’i zëvendësuar me militant partiak, por që LDK do të angazhohet fuqishëm në mbrojtjen e rendit jurdik dhe kushtetues të vendit.

(Kosova Sot Online)