Shpërthim në tubacionin e gazit që lidh këto dy shtete

  • A.P /
  • 13 January 2023 - 21:28
Shpërthim në tubacionin e gazit që lidh këto dy shtete

Një shpërthim ka ndodhur sot, të premten, në një tubacion gazi natyror që lidh Lituaninë dhe Letoninë.

Shpërthimi, që ndodhi në veri të Lituanisë, është konfirmuar për agjencinë Reuters nga kompania lituaneze e transmetimit të gazit natyror Amber Grid.

 

Si pasojë e incidentit, nuk raportohet për të vdekur apo të lënduar. Pamjet e publikuara nga transmetuesi publik lituanez LRT tregojnë një vatër aktive zjarri në qarkun Panevezys në Lituaninë veriore.

Kompania njoftoi se, sipas vlerësimeve fillestare, nuk sheh shkaqe dashakeqe të shpërthimit. Megjithatë, hetimet do të mbulojnë çdo skenar të mundshëm.

Pas shpërthimit u evakuua edhe fshati Pasvalio Vienkiemiai me rreth 250 banorë, ndërsa flakët arritën një lartësi prej 50 metrash dhe ishin të dukshme në një distancë prej 17 kilometrash.

(Kosova Sot Online)