“Gangsterët shqiptarë të lidhur me bandat në Amerikën Latine”

  • S.A /
  • 13 January 2023 - 22:05
“Gangsterët shqiptarë të lidhur me bandat në Amerikën Latine”

“The Sun” i ka kushtuar një shkrim të gjatë bandave shqiptare të drogës në Britaninë e Madhe, të cilat kanë dominuar tregun e trafikut të kokainës.

Me titullin “si gangsterët shqiptarë po drejtojnë rrjetin e tyre të drogës në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar” në shkrim thuhet ndër të tjera se ka një qytet në Britani, ku ata nuk mund ta prekin dhe ky është Liverpuli.

“Gjatë 20 viteve të fundit, bandat shqiptare kanë kapur kontrollin e tregut të lulëzuar të kokainës në Britani, pasi kanë krijuar një aleancë me kartelet vdekjeprurëse të drogës në Amerikën Latine. Në dy dekada bosët e drogës kanë shfrytëzuar paratë e pista për të bërë jetë luksoze, ndërsa ngasin edhe makina si “Ferrari” apo “Bentley”.

Britanikja “The Sun” shkruan gjithashtu se një nga bandat më famëkeqe është “The Hellbanianz”.

Ndryshe nga ekipet e tjera, bandës i pëlqen qendra e vëmendjes dhe janë bërë të njohur për videot e tyre të mrekullueshme muzikore në mediat sociale që i shfaqin të rrethuar nga tufa me para, bizhuteri dhe motorë.

Kuptohet se “The Hellbanianz” trafikon drogë me vlerë miliona paund në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit.

“Mijëra shqiptarë mbërritën në Britaninë e Madhe në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000 gjatë një krize refugjatësh.

Ata fillimisht lanë shenjën e tyre aktivitetin e prostitucionit.

Burimet policore kanë treguar se si në fillim të viteve 2000 ata luftuan kundër bandave xhamajkane dhe kineze të drogës për kontrollin e Londrës, për të depërtuar më pas në të gjitha nivelet e tregtisë së kokainës prej 5 miliardë paundësh në Mbretërinë e Bashkuar”, shkruan media britanike.

“Por ka një qytet ku kumbarët vendas u kanë thënë të qëndrojnë larg – Liverpooli.

Burri, i cili kërkoi të mos përmendet emri, tha për The Sun: “Bandat shqiptare të drogës janë kudo në Mbretërinë e Bashkuar, por jo në Liverpool.

“Bandat lokale mbrojnë Liverpoolin dhe nuk do t’i lejojnë të hyjnë. Ata janë paralajmëruar”.© Panorama.al

(Kosova Sot Online )