Kosova do të ketë shumë telashe edhe në vitin 2023 në përballje diplomatike kundër fushatës serbe për tërheqje të njohjeve

Kosova do të ketë shumë telashe edhe në vitin 2023 në përballje diplomatike kundër fushatës serbe për tërheqje të njohjeve
Kosova do të ketë shumë telashe edhe në vitin 2023 në përballje diplomatike kundër fushatës serbe për tërheqje të njohjeve

Gani Qarri

  • 13 January 2023 - 15:47

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

 

Duke qenë se edhe viti që kaloi, pra viti 2022, u përmbyll pa asnjë njohje të re të pavarësisë së Kosovës, ndërsa krye diplomati aktual serb Ivica Daçiq, që në fillim të këtij viti ka paralajmëruar ofensivë serioze kundër Kosovës, për tërheqjen e njohjeve nga dhjetëra vende, nuk do mend se viti 2023, përveç problemeve të hapura dhe të vazhdueshme me Serbinë fashiste, vërtetë do të jetë një vit tejet sfidues për Republikën e Kosovës, jo vetëm për të fituar njohje të reja, por edhe për të ruajtur të paprekura ato që ka marrë ma parë.

 

 

Duke pasur parasysh faktin se përçarjet e brendshme politike me opozitës dhe opozitës, i shkojnë kaq shumë përshtati, politikës destruktive të Serbisë në lobim kundër Kosovës, lakmia për pushtet e opozitës së inkriminuar, është bërë shkaku kryesor, për dështime dhe mossuksese të vazhdueshme të shtetit tonë të brishtë. Këtë po e shfrytëzon më së miri, Millosheviqi i vogël serb, Ivica Daçiq, i cili për televizionin serb “Prva”, serish ka deklaruar si prioritet të tij, tërheqjen e njohjeve si dhe vazhdimin e politikës destruktive kundër Kosovës, fushatë rezultatet e të cilës, siç pretendon ai, do të shihen që në fillim të Janarit dhe javët e para të këtij viti, kur edhe “dhjetë vende do të tërheqin njohjet”?!

 

Prandaj, është koha e fundit, që Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme të mobilizohen maksimalisht, bashkë me gjithë spektrin politik të Kosovës, pozitë dhe opozitë për demaskimin propagandës serbe, të gjoja tërheqjeve të njohjeve të Kosovës nga shtete të ndryshme në botë. Kjo për vet faktin se, secila njohje e tërhequr është dobësim i mëtejmë i pozitës së Kosovës, në përpjekje për anëtarësim në OKB, madje ç`njohjet mundë të reflektojë edhe në vet raportet e Kosovës me BE-në. Kështu që duke pasur parasysh faktin se politikës destruktive të Serbisë në lobim kundër Kosovës, është duke i shkuar shumë për shtati, përçarja e brendshme politike me opozitës dhe opozitës, të cilat fatkeqësisht nga lakmia për pushtet, nuk pranojnë asnjë agjendë të përbashkët politike për interesa afatgjata strategjike të Kosovës, aventurat vrastare të opozitës së inkriminuar, duhet të marrin fund menjëherë, të cilat tash e sa kohë, po bëhen shkaku primar, për dështime dhe mossuksese të vazhdueshme të shtetit të brishtë të Kosovës.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".