8 lëkundje tërmeti gjatë orëve të fundit në Dibër

  • E.K /
  • 14 January 2023 - 08:47
8 lëkundje tërmeti gjatë orëve të fundit në Dibër

Në qarkun e Dibrës janë regjistruar 8 lëkundje tërmeti gjatë natës së kaluar dhe në orët e para të ditës së sotme, përcjell "Kosova Sot Online".

Lëkundjet kanë qenë me magnitudë nga 2 deri në 3.6 të shkallës Rihter. 

Lëvizja më e fortë ka qenë 2.7 ballë në Xibër. Por pas mesnate sërish toka nuk ka gjetur qetësi, pasi është lëkundur edhe 3 herë, vetëm në Xibër. Këtë herë magnituda ka qenë më e madhe, 3.6 ballë, sipas IGJEUM-it. Nga lëkundjet nuk raportohet për dëme.

(Kosova Sot Online)