Arrestohet 65-vjeçari, kreu marrëdhënie sek*uale me një vajzë të mitur

  • E.K /
  • 14 January 2023 - 09:03
Arrestohet 65-vjeçari, kreu marrëdhënie sek*uale me një vajzë të mitur

Një banues  65 vjeçar nga Berati është arrestuar nga policia e Lushnjës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, përcjell "Kosova Sot Online".

Pas kontrolleve të bëra nga policia në shtëpinë që 65-vjeçari  janë gjetur 2 krehëra arme zjarri dhe municion luftarak.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. V., 65 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga ky shtetas, në Lushnjë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 krehëra arme zjarri dhe municion luftarak”, thuhet në njoftimin e policisë. 

(Kosova Sot Online0