William Walker nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Pejë

  • E.K /
  • 14 January 2023 - 13:15
William Walker nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Pejë

Ambasadori, William Walker, është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po ashtu ishte prezent në këtë ceremoni.

Kurti tha se Walker është vërtetë një mik i Kosovës dhe i tij.

“Sot jemi mbledhur këtu që ambasadorit Walker t’ia ndajmë këtë vlerësim të lartë. Në fakt të gjithë ne që jemi sot këtu jemi të nderuar pa masë me praninë e tij në qytetin e bukur të Pejës. Kjo fotografi e ambasadorit Walker që është këtu prapa meje është fotografi shumë e shumë vjet e vjetër, por që njëkohësisht dëshmon se sa i ri vazhdon të jetë ambasadori. Në kohëra të vështira historike, njësoj siç në periudha krizash personale, një mik i mirë mund të jetë shpëtimi i nevojshëm, madje edhe atëherë kur nuk e keni një mik të mirë, janë pikërisht kohërat e vështira që mund ta sjellin një të tillë. Në botën e traditave shqiptare miku i shtëpisë është një figurë tejet e respektuar që nderohet deri në paprekshmëri. Walker është vërtetë një mik i Kosovës. Dua të them që Walker është edhe miku im që nga koha e luftës kur jemi takuar për herë të parë, e deri më sot kur po ritakohemi sërish”, tha Kurti ndër të tjera.