E trishtë: Vdes 56 vjeçarja, dyshohet se është vetëvarur

  • E.K /
  • 14 January 2023 - 13:19
E trishtë: Vdes 56 vjeçarja, dyshohet se është vetëvarur

Një 56-vjeçare në Fier është gjetur e vdekur nga familjarët e saj, shkruan "Kosova Sot Online".

56-vjeçare dyshohet  është vetëvarur, e cila ka pasur probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Në datë 13.01.2023, në lagjen “1 Maji”, Fier, u gjet nga familjarët, pa shenja dhune, dyshohet e vetëvarur, shtetasja A. S., 56 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(Kosova Sot Online)