KEK: Kemi arritur marrëveshje që synon shmangien e rritjes së tarifave të energjisë
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje që synon të shmangë rritjen e tarifave të energjisë elektrike për vitin 2026, duke garantuar stabilitet për konsumatorët dhe sektorin energjetik në vend.
Sipas njoftimit, marrëveshja është bazuar në raportin konsultativ të Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe është realizuar në koordinim me KESCO. Palët janë dakorduar për një mekanizëm të profilizimit të kostove, i cili parasheh riprogramimin e obligimeve financiare për periudhën janar–mars 2026.
“Ky mekanizëm përfshin disa masa konkrete, si riprogramimi i përkohshëm i obligimeve financiare, shtyrja e pagesave për lehtësim afatshkurtër, si dhe mundësia e pagesës me këste në një periudhë të mëvonshme. Gjithashtu, parashihet shpërndarja e kostove ndërmjet viteve tarifore, duke respektuar kushtet ekzistuese kontraktuale”.
Sipas KEK-ut, këto masa do të mundësojnë shmangien e ndikimit të menjëhershëm në tarifa, duke ruajtur njëkohësisht stabilitetin e furnizimit me energji elektrike dhe duke mbrojtur interesat e konsumatorëve.
(Kosova Sot Online)
