Seanca lidhur me zgjedhjen e presidentit të vendit shtyhet sërish
Ka nisur seanca lidhur me zgjedhjen e presidentit të vendit.
Në sallë, të pranishëm janë vetëm deputetët e Kuvendit.
Seanca filloi me mbi një orë vonesë dhe pastaj Albulena Haxhiu njoftoj që senaca shtyhet sërish për në orën 14:00.
Deputetët e pushtetit kanë nisur votimin në rundin e dytë për President, pavarësisht se kjo procedurë u konsiderua si cenim i rendit kushtetues të vendit nga njohës të Kushtetutës dhe organizata joqeveritare.
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu i ftoi deputetët e opozitës që të marrin pjesë në seancë, pasi sipas saj, ata janë të obliguar të marrin pjesë dhe të votojnë, duke e mundësuar zgjedhjen e Presidentit.
“Për t’i dhënë atyre mundësinë që të jenë të pranishëm në këtë seancë […] po e vazhdojmë këtë seancë në orën 2. Pra, shihemi në orën 2”, tha ajo.
(Kosova Sot Online)
