Shtyhet konkursi për aplikim në FSK deri më këtë datë

  • E.K /
  • 14 January 2023 - 14:15
Shtyhet konkursi për aplikim në FSK deri më këtë datë

Ministria e Mbrojtjes këtë të shtunë ka bërë të ditur se konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj është shtyrë deri me datën 23 janar, përcjell "Kosova Sot Online".

Kjo shtyrja e afatit u bë për shkak të qasjes së njëkohshme të shumë aplikantëve në platformën e aplikimit, me ç’rast janë shfaqur pengesa teknike që po vonojnë procesin e aplikimit.

“Ju njoftojmë se konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj shtyhet për një javë, ngase për shkak të qasjes së njëkohshme të shumë aplikantëve në platformën tonë të aplikimit, janë shfaqur pengesa teknike që po vonojnë procesin e aplikimit. Pra, konkursi për rekrutim në ushtrinë e Republikës së Kosovës do të jetë i hapur deri me datën 23 janar”, ka shkruar ministria.

(Kosova Sot Online)