Jovanoviq: Chollet kërkoi që Beogradi ta njohë Kosovën e pavarur

  • E.K /
  • 14 January 2023 - 15:57
Jovanoviq: Chollet kërkoi që Beogradi ta njohë Kosovën e pavarur

Kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë (DSS), Millosh Jovanoviq, tha se këshilltari special i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet Schole, viztën e tij që ja ka bërë Serbisë, “i kërkoi Beogradit njohjen eksplicite të Kosovës së pavarur”, përcjell "Kosova Sot Online".

Jovanoviq ka theksuar se kjo gjë është e papranueshme për ata.

“Kështu tha Chollet në Prishtinë – se kërkohet të arrihet një marrëveshje për normalizimin e gjithanshëm të marrëdhënieve, që në fund të fundit nënkupton njohje reciproke. Ky është kusht për integrimin evropian dhe le të mos e vëmë më në dyshim. Kjo është e papranueshme për ne dhe pikë dhe çdo marrëveshje e re që vjen nga Perëndimi shkon në atë drejtim dhe është e papranueshme për ne”, tha Jovanoviq.

(Kosova Sot Online)