Pasi theri me thi*kë një person dorëzohet në polici

  • A.P /
  • 15 January 2023 - 09:31
Pasi theri me thi*kë një person dorëzohet në polici

Nën dyshimet se pas një mosmarrëveshje në trafik ka therur me thikë një person të gjinisë mashkullore, një burrë është dorëzuar në polici, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I lënduari ka pranuar trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.


Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË/Prishtinë 14.01.2023-17:18.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi është vet-dorëzuar në stacionin policor, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik ka goditur me një mjet të mprehtë-thikë, viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.  Rasti në proces hetimor.

(Kosova Sot Online)