Pranoj 100 euro të falsifikuara punëtori njofton policinë

  • A.P /
  • 15 January 2023 - 09:34
Pranoj 100 euro të falsifikuara punëtori njofton policinë

Një klient ka bërë pagesë me një kartmonedhë prej 100 eurosh, e cila dyshohet se është e falsifikuar, ka raportuar në Polici një punëtor i pompës së derivateve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia thotë se monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

“FALSIFIKIM I PARASË|Babaj Bokës, Gjakovë  14.01.2023 – 00:01. Ankuesi mashkull kosovar punëtor në një pompë të derivateve, ka informuar se një klient ka bërë pagesë me një monedhë prej 100 €, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)