Si e mori me qira veturën një grua nga Kosova dhe nuk e ktheu!

  • A.P /
  • 15 January 2023 - 10:07
Si e mori me qira veturën një grua nga Kosova dhe nuk e ktheu!

Prej datës 24 dhjetor deri më 1 janar, një burrë ka raportuar se një grua e ka marrë me qira veturën prej tij, me marrëveshje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas ankuesit, ajo ende nuk e ka kthyer veturën.


Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“SHPËRDORIM I PASURISË SË HUAJ|ANP-Adem Jashari 14.01.2023-21:30.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, e dyshuara femër kosovare me marrëveshje prej datës 24.12.2022 ka marrë me qira një veturë deri me datë 01.01.2023, por e njëjta deri më tani nuk e ka kthyer veturën. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)